PËR PAGESËN DHE FSHIRJEN/SHUARJEN E DETYRIMEVE TATIMORE…


Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Detyrime tatimore të papaguara” janë tatimi/kontributi/taksa/tarifa, kamatëvonesa dhe çdo
dënim administrativ i lidhur ose jo me një lloj tatimi/takse/tarife/kontributi, sipas ligjit nr. 9920,
datë 19.8.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ose ligjeve
të tjera tatimore.
2. “Detyrime të pagueshme në doganë” janë detyrime të papaguara që kanë subjektet ndaj
autoritetit doganor, përkatësisht taksa doganore, TVSH-ja, akciza, renta, taksa e ambalazhit,
taksa e qarkullimit, taksa e karbonit, gjoba, kamatëvonesa, interesat kompensues.
3. “Subjekt” është individi, personi fizik, personi juridik.
4. “Detyrime tatimore të evidentuara në llogarinë e subjektit” janë dënimet administrative të
konstatuara nëpërmjet aktkonstatimit deri në datën 31.12.2016. 5. “Detyrime tatimore të
regjistruara në llogarinë e subjektit” janë detyrime, njoftim-vlerësimi për të cilat është lëshuar
deri në datën 31.12.2016.
Neni 3
Subjektet që përfitojnë
Nga përcaktimet e parashikuara në këtë ligj përfitojnë:
a) subjektet e regjistruara në regjistrin aktiv, pasiv ose të çregjistruar për detyrime tatimore ndaj
administratës tatimore qendrore e vendore, sipas neneve 5, 6, 7 dhe 11 të këtij ligji;
b) subjektet debitore ndaj administratës doganore për detyrime sipas neneve 9, 10 dhe 11 të këtij
ligji; c) subjektet pronare të mjeteve të transportit, siç përcaktohet në nenin 12 të këtij ligji.
Neni 4
Subjektet që nuk përfitojnë
Nga fshirja/shuarja e detyrimeve të parashikuara sipas këtij ligji nuk përfitojnë subjektet që kanë
detyrime tatimore/doganore, të cilat janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për
vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore, në kuptim të legjislacionit të fushës.
Neni 5
Fshirja/shuarja e detyrimeve tatimore
1. Fshihen/shuhen detyrimet tatimore të papaguara, sipas përcaktimit në pikën 1, të nenit 2, të
këtij ligji, që i përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë dhe që rezultojnë të
regjistruara në llogarinë e subjektit, përveç kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si
dhe rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.
2. Fshihen/shuhen detyrimet e papaguara, të përcaktuara sipas ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006,
“Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, që u përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e
më parë. 3. Fshihen/shuhen dënimet administrative (gjobat) dhe kamatëvonesat për sigurimet
shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë, që rezultojnë
të regjistruara në llogarinë e subjektit.
Neni 6
Fshirja/shuarja pjesore e detyrimeve tatimore me kusht pagimin e tatimit /taksës /tarifës
/kontributit
1. Fshihen/shuhen gjobat dhe kamatëvonesat që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi
të këtij ligji, të regjistruara në llogarinë e subjektit, me kushtin që, brenda datës 31.12.2017, të
paguhet i plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi për:
a) detyrimet tatimore, që u përkasin periudhave tatimore janar 2011 – dhjetor 2014, duke u
aplikuar sipas llojit të tatimit;
b) kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore janar
2011 – dhjetor 2014;
c) taksat/tarifat vendore të papaguara, që u përkasin periudhave tatimore janar 2011 – dhjetor
2014.
2. Ky nen zbatohet edhe në rastin kur tatimi /taksa/tarifa/kontributi është paguar përpara hyrjes
në fuqi të këtij ligji.
Neni 7
Fshirja/shuarja e detyrimeve tatimore të tjera
Janë, gjithashtu, objekt i fshirjes/shuarjes, sipas këtij ligji, detyrimet tatimore të mëposhtme,
pavarësisht periudhës tatimore së cilës i përkasin:
a) detyrimet tatimore, përfshirë tatimin /kontributin/taksën/tarifën, kamatëvonesën dhe dënimet
administrative për subjektet persona fizikë ose juridikë që rezultojnë të çregjistruar në QKB me
vendim gjykate apo që janë të çregjistruar në administratën tatimore deri në datën e hyrjes në
fuqi të këtij ligji; b) dënimet administrative (gjobat) tatimore të llogaritura automatikisht nga
sistemi për deklarim të vonuar, sipas nenit 113, të ligjit nr. 9920, datë 19.8.2008, “Për procedurat
tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, deri më 31.12.2016, përfshirë edhe dënimet
që lidhen me afatin e deklarimit të të punësuarve;
c) dënimet administrative (gjobat) për dorëzim të vonuar të vendimit për destinimin e rezultatit
dhe dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare të aplikuara, sipas ligjit nr. 8438, datë
28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, të llogaritura deri në datën 31.12.2016;
ç) dënimet administrative (gjobat) për mosdeklarim në afat, për deklarata të padorëzuara, me
kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 30.6.2017;
d) dënimet administrative (gjobat) për shoqëritë e autorizuara, të parashikuara në nenin 123, të
ligjit nr. 9920, datë 19.8.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, të evidentuara në llogarinë e subjektit nëpërmjet aktkonstatimit, deri në datën
31.12.2016;
dh) dënimet administrative (gjobat) si rezultat i aplikimit të dispozitave të ligjit nr. 99/2015,
“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.8.2008, “Për procedurat tatimore në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese;
e) përveç sa parashikohet në nenin 5, të këtij ligji, fshihen/shuhen detyrimet tatimore të
papaguara, sipas përcaktimit në pikën 1, të nenit 2, të këtij ligji, me përjashtim të kontributeve të
sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe të detyrimeve të vetdeklaruara dhe të papaguara,
të shoqërive që operojnë në sektorin elektroenergjetik dhe janë 100 për qind me kapital shtetëror,
që i përkasin periudhave tatimore nga 1.1.2011 deri më 31.12.2013. Gjobat dhe kamatvonesat
për kontributet e sigurimeve dhe detyrimet e vetëdeklaruara për këto periudha, fshihen/shuhen,
me kusht që brenda datës 31.12.2017 të paguhet i plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi. Për
detyrimet e këtyre shoqërive për periudhën janar deri në dhjetor 2014, fshihen/shuhen gjobat dhe
kamatëvonesat që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kushtin që
brenda datës 31.12.2017 të paguhet i plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi;
ë) përveç sa parashikohet në nenin 5, të këtij ligji, fshihen/shuhen detyrimet tatimore të
papaguara, sipas përcaktimit në pikën 1, të nenit 2, të këtij ligji, me përjashtim të kontributeve të
sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të shoqërive që operojnë në sektorin
ujësjellëskanalizime dhe janë 100 për qind me kapital shtetëror, që u përkasin periudhave
tatimore nga 1.1.2011 deri më 31.12 2013. Gjobat dhe kamatvonesat për kontributet e
sigurimeve për këto periudha fshihen/shuhen, me kusht që brenda datës 31.12.2017 të paguhet i
plotë kontributi. Për detyrimet e këtyre shoqërive për periudhën janar deri në dhjetor 2014,
fshihen/shuhen gjobat dhe kamatëvonesat që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të
këtij ligji, me kushtin që brenda datës 31.12.2017 të paguhet i plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi;
f) fshihen/shuhen efektet tatimore për detyrime të papaguara, të regjistruara ose jo apo në proces
kontrolli, si pasojë e lëshimit jo brenda së njëjtës periudhë tatimore të kryerjes së furnizimit, të
dokumentit që vërteton përjashtimin nga TVSH-ja ose si pasojë e moslëshimit të këtij vërtetimi,
me kusht që, në çdo rast, aplikimi pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore të jetë
paraqitur deri më 31.12.2014;
g) fshihen/shuhen gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe
shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi, që i përkasin periudhave nga 1 janar 2011 deri më
31 dhjetor 2016, me kusht pagesën e kontributeve brenda datës 31.12.2017.
Neni 8
Kompensimi i detyrimeve debitore me gjendjen kreditore dhe tepricën kreditore të TVSHsë
1. Subjektet që kanë tepricë kreditore të TVSHsë ose të një tatimi tjetër përfitojnë nga
fshirja/shuarja e detyrimeve tatimore, sipas neneve 5, 6, 7 dhe 11, të këtij ligji, pas kompensimit
(zvogëlimit) të tepricës deri në masën e tatimit të papaguar.
2. Në rastet kur teprica nuk mbulon vlerën e plotë të tatimit të papaguar, atëherë duhet të kryhet
pagesa për pjesën e mbetur, sipas nenit 6, të këtij ligji, dhe më pas bëhet fshirja/shuarja e
dënimeve administrative.
3. Përcaktimet e këtij neni për kompensimin zbatohen automatikisht, pa kontroll, përveç rasteve
të parashikuara në pikën 1, të nenit 11, të këtij ligji, për të cilat ky nen zbatohet kur subjekti heq
dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë/ankimit/rekursit në çdo fazë dhe shkallë
të gjykimit pranë gjykatës kompetente.
4. Sipas këtij neni, kompensimit nuk i nënshtrohen detyrimet për kontributet e sigurimeve
shoqërore dhe shëndetësore.
Neni 9
Fshirja/shuarja e detyrimeve të pagueshme në doganë
1. Fshihen/shuhen nga regjistrat detyrimet e pagueshme në doganë, sipas kuptimit të pikës 2, të
nenit 2, të këtij ligji, të papaguara ndaj administratës doganore dhe të evidentuara nëpërmjet
vendimeve të kësaj administrate deri në datën 31 dhjetor 2010.
2. Fshihen/shuhen nga regjistrat detyrimet e pagueshme në doganë, sipas kuptimit të pikës 2, të
nenit 2, të këtij ligji, të papaguara ndaj administratës doganore dhe të evidentuara për individët,
lidhur me produktet e duhanit, nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate deri në datën 31
dhjetor 2016.
3. Fshihen/shuhen nga regjistrat detyrimet e pagueshme në doganë, sipas kuptimit të pikës 2, të
nenit 2, të këtij ligji, të evidentuara në administratën doganore, për TVSH-në e shtyrë dhe të
papaguar për makineritë e pajisjet, importimi i të cilave është përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e
shtuar, sipas listës përkatëse në fuqi, deri në datën 31.12.2016.
Neni 10
Pagesa e detyrimit dhe fshirja/shuarja me kusht e detyrimeve të pagueshme në doganë
1. Detyrimet e pagueshme në doganë, të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate
nga data 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2014, fshihen/shuhen, me kusht që brenda datës
31.12.2017 të paguhet i plotë detyrimi i pagueshëm në doganë, pa përfshirë gjobat,
kamatëvonesat dhe interesat kompensues.
2. Detyrimet e pagueshme në doganë, të evidentuara për shkelje të regjimit të lejimit të
përkohshëm për automjetet, nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate, nga data 1 janar 2011
deri më 31 dhjetor 2016, fshihen/shuhen, me kusht që brenda datës 31.12.2017 të paguhet i plotë
detyrimi i pagueshëm në doganë, pa përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat.
Neni 11
Detyrimet tatimore dhe doganore që janë në proces ankimi
1. Subjekti, i cili është në proces ankimi administrativ ose gjyqësor për detyrimet
tatimore/detyrimet e pagueshme në doganë, i nënshtrohet këtij ligji nëse ai heq dorë nga ankimi
administrativ ose nga e drejta e padisë /ankimit /rekursit në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit
pranë gjykatës administrative kompetente.
2. Administrata tatimore ose doganore, për detyrimet që fshihen/shuhen, sipas këtij ligji, në
rastin kur i ka filluar, ndërpret procedurat e mbledhjes me forcë të detyrimeve. Për detyrimet
tatimore ose doganore që nuk përfitojnë nga falja, sipas këtij ligji, procedurat e mbledhjes së
detyrimeve vijojnë të kryhen sipas përcaktimeve në legjislacionet përkatëse.
Neni 12
Procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve që nuk janë në përdorim dhe
fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore për këto mjete
1. Përveç sa parashikohet në këtë ligj, në përputhje me përcaktimet, sipas këtij neni, hiqen nga
qarkullimi të gjitha mjetet e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit
Rrugor, për të cilat nuk është kryer asnjë veprim me këto mjete pas datës 31 dhjetor 2011 e në
vijim.
2. Në zbatim të pikës 1, të këtij neni, heqja nga qarkullimi i këtyre mjeteve bëhet pasi
fshihen/shuhen detyrimet tatimore të papaguara për to, si: taksa e regjistrimit të përvitshëm të
mjeteve dhe taksa vjetore e qarkullimit rrugor, taksa vjetore e mjeteve të përdorura, taksa e
mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave. Subjektet
/personat përgjegjës kanë të drejtë që, brenda datës 31.12.2017, të paraqiten pranë Drejtorisë së
Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor për të kryer, pa pagesë, veprimet e heqjes nga
qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi dhe
mbajtjen aktiv të tij.
3. Personave, të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi
të mjetit ose mbajtjen aktiv të tij, u fshihen/shuhen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010
e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim, me përjashtim
të gjobave dhe kamatëvonesave të periudhës janar 2011 deri në dhjetor 2014, të cilat
fshihen/shuhen.
4. Nëse brenda datës 31.12.2017 personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen
aktiv të mjetit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor do të kryejë, pa
pagesë, heqjen nga qarkullimi të mjetit dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore të tij.
5. Lista e mjeteve, me targat përkatëse, të çregjistruara sipas këtij ligji, i dërgohet Ministrisë së
Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre.
Neni 13
Afati i zbatimit dhe e drejta e ankimit
1. E drejta e subjekteve që përfitojnë nga dispozitat e këtij ligji ushtrohet brenda datës
31.12.2017.
2. Subjektet, për të cilat fshirja/shuarja e detyrimit aplikohet me kusht, nuk përfitojnë
fshirje/shuarje të detyrimit nëse nuk përmbushin kushtet brenda afateve të përcaktuara në këtë
ligj.
3. Për çdo subjekt që përfiton ose jo nga fshirja/shuarja e detyrimeve, organi përkatës nxjerr një
akt administrativ për këtë qëllim, duke njoftuar edhe subjektin.
4. Subjektet, të cilat sipas një vendimi të administratave përkatëse nuk përfitojnë nga
fshirja/shuarja, sipas këtij ligji, kanë të drejtë të ankohen në gjykatën administrative, sipas
legjislacionit të fushës në fuqi.
Neni 14
Organet zbatuese dhe afati për fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të
pagueshme në doganë
1. Brenda datës 31.12.2017, organet përkatëse fshijnë/shuajnë nga regjistrat e tyre kontabël dhe
nga llogaria e subjektit debitor detyrimet që fshihen/shuhen sipas këtij ligji.
2. Ngarkohen për zbatimin e këtij ligji administrata tatimore, qëndrore/vendore, doganore,
Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.
Neni 15
Nxjerrja e akteve nënligjore Brenda 15 ditëve nga hyja në fuqi e këtij ligji, Ministri i Financave
nxjerr udhëzim për zbatimin e tij.
Neni 16
Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 30.3.2017 Shpallur me dekretin nr. 10142, datë 19.4.2017, të Presidentit të
Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 85, datë 21 prill 2017.