Minimizoni rrezikun e penalizimit nga deklarimet ne sistemin tatimor


Çfarë të bëni në një rast të tillë? Ç’regjistrohuni nga përgjegjësitë tatimore që nuk lidhen me ju!
– A keni seli në pronë që është në emrin tuaj apo të biznesit? Ç’regjistrohuni nga përgjegjësia tatimore e Tatimit të Mbajtur në Burim. Një mundësi më pak për penalizim.
Parimisht ju duhet të anbalizoni listën e përgjegjësive tatimore nga sistemi Tatimor Online dhe verifikoni nëse këto përgjegjësi lidhen me natyrën e biznesit tuaj aktualisht. Si të gjeni listën e përgjegjësive tatimore?
Nga Portali eFiling i sistemit tatimor, pasi keni hyrë si përdorues, ndiqni hapat e mëposhtëm:
Në menu zgjidhni eFIling>Profili Im pasi të hapet ndërfaqja në listën e menuve në të majtë zdhini “Pergjegjesi Tatimore” nga tabela e prezantuar shikoni të listuar përgjegjësitë tatimore në fuqi për biznesin në fjalë.
Mund të paraqiteni para shërbimit të Tatimpaguesit për t’u ç’regjistruar nga ndonjëra prej përgjegjësive.

Kujdes! Vazhdoni të deklaroni derisa të shikoni që kërkesa juaj për çregjistrim është aplikuar në sistemin e deklarimit online.

(Bëni këtë për gjitha përgjegjësitë tatimore që nuk janë të përshtatshme për aktivitetin tuaj!)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*