e-Shërbime për Individë

Nëse jeni një individ privat dhe doni të dorëzoni Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave për Individët dhe jeni të regjistruar në eFiling, klikoni këtu.

Nëse jeni një individ privat dhe doni të dorëzoni Deklaraten Individuale Vjetore të të Ardhurave për Individet, por nuk jeni të regjistruar në eFiling, ju mund të regjistroheni duke klikuar këtu.

Nëse nuk jeni nënshtetas Shqiptar, duhet të drejtoheni në zyrën më të afert tatimore për tu regjistruar!

Për më tepër informacion rreth përdorimit të llogarisë tuaj në eFiling, kliko këtu.

Verifikimi i deklarimit dhe pageses se kontributeve nga punëdhënësit
Informimi dhe edukimi i tatimpaguesve dhe publikut mbi të drejtat dhe detyrimet që ata kanë lidhur me tatimet, si dhe ofrimi i shërbimeve dhe asistencës cilësore për ta, janë elementet thelbësore në funksionimin cilësor dhe efektiv të Administratës Tatimore në shërbimin ndaj tatimpaguesve.

Ky shërbim ofrohet gjithashtu online dhe u vjen në ndihmë individëve të marrin informacion rreth kontributeve të deklaruara dhe paguara nga punëdhënësit e tyre, prej muajit dhjetor te vitit 2011.

Për të përdorur këtë shërbim klikoni këtu.

Deklarimi në sistemin tatimor pas regjistrimit fillestar të personave fizikë të vetëpunësuar

Deklarimi në organin tatimor të personit fizik të vetëpunësuar pa punëmarrës dhe pa punonjës të papaguar të familjes mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon dhe bashkëjeton ligjërisht, pasi është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore dhe është pajisur me NIPT, kryhet deri të paktën 3 ditë përpara afatit të paraqitjes së deklaratës (listëpagesës).

Llogaritja e detyrimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet me efekte nga data e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore.
Afati maksimal për deklarimin e listëpagesës është data 20 e muajit pasardhës të çdo tremujori, konkretisht:

  • 20 Janar
  • 20 Prill
  • 20 Korrik
  • 20 Tetor

Ndërkohë deklarimi duhet kryer të paktën 3 ditë përpara këtij afati, të tremujorit përkatës.

Shembull: 
Nëse personi fizik (i vetëpunësuar pa punëmarrës dhe pa punonjës të papaguar të familjes), është regjistruar në QKB në datën 12 maj 2017 (apo gjatë muajve prill, maj dhe qershor), regjistrimi në mënyrë elektronike në sistemin tatimor si i vetëpunësuar, duhet të kryhet brenda datës 17 Korrik 2017.

Depozitimi i Vendimeve të Fondacioni/Shoqatës

Proçedura e depozitimit të vendimeve të Bordit të Drejtorëve apo antarësisë apo Bordit të Shoqatës në varësi të formës së organizimit është si më poshtë:

Përpilohet një kërkesë e cila nënshkruhet nga titullari i Institucionit (Shoqatës apo Fondacionit) në të cilën specifikohen vendimet që janë marrë dhe çfarë kërkohet të merret në shqyrtim nga Gjykata. Një format i një kërkese të tillë e gjeni bashkëngjitur dokumentit.

Deklarimet Personale dhe pagesat e detyrimeve tatimore

Përgjegjësia për deklarimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore mbi të ardhurat personale të siguruara në forma të tjera përveç pagës, nuk e kanë vetëm Shoqëritë apo personat Fizikë/Juridikë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe që janë pajisur me një Nipt. Ky është një detyrim për çdo individ që jeton e punon në Shqipëri. Të tilla janë të ardhurat e siguruara nga qiraja apo marrëveshje të tjera kontraktuale të natyrave të ndryshme.

Si të tillë, këta individë kanë detyrimin të regjistrohen si tatimpagues në sistemin tatimor. Si mund të bëjnë këtë?
– Mënyra më e thjeshtë është të paraqiteni para sportelit të shërbimit për tatimpaguesit dhe të bëni një kërkesë sipas formatit të vënë në dispozicion. Në këtë formular duhet të specifikoni detyrimin tatimor për të cilin doni të regjistroheni (Psh. në rastin e deklarimit të të ardhurave nga qiraja e objekteve që keni në pronësi do të ishte Tatimi mbi Qeranë që në sistemin tatimor është klasifikuar nën Tatimin e Mbatjur në Burim).
Pas këtij hapi shërbimi i tatimpaguesit do ju vërë në dispozicion Username (që normalisht është Numri i Identifikimit) dhe password (Fjalëkalimi i parë i gjeneruar është “Tatimetemia12”). Me këto të dhëna ju mund të bëni deklarimin dhe të gjeneroni urdhërpagesën për ta paguar më pas në çdo bankë të nivelit të dytë.

– Duke u regjistruar në portalin e Tatimeve duke klikuar këtu. Më pas mund të ndiqni hapat e prezantuar për regjistrimin. Për t’u regjistruar apo ç’regjistruar nga sistemi për një shërbim specifik, duhet të paraqiteni para zyrave të Shërbimit për Tatimpaguesin.

Wave – Sistem faturimi dhe kontabel online FALAS*

Reflektoni profesionalizëm dhe merrni pagesat për faturat

Krijo dhe dërgo fatura elektronike profesionale, vlerësime dhe regjistro shpenzimet në disa sekonda. Kontrollo stutusin e pagesës së faturave tuaja që të jeni në gjendje të verifikoni kur do keni lekët në llogarinë tuaj bankare

Fuqizoni biznesin tuaj në të gjitha nivelet

Pranoni pagesa me kartë krediti për arkëtime të shpejta. Shumica e faturave elektronike që paguhen me Kartë Krediti paguhen brenda 2 ditësh ose më shpejt. Ju dhe klientët tuaj do të shijoni këtë mundësi.

Organizohu dhe drejto një biznes më të mirë

Regjistro të ardhurat dhe shpenzimet duke përdorur pajisje skanimi të faturave dhe kuponëve tatimorë apo transaksioneve të bankës. Shmang hedhjen manuale të të dhënave, mos u shqetësoni më për transaksionet që nuk i mbani mend dhe përgatitu për momentin e deklarimit të tatimeve pa stres.

Kriko një llogari falas tani WAVEAPPS

Mbajtja e dokumentacionit

Regjistrat, librat dhe informacioni financiar janë dokumente, që përmbajnë informacionin e regjistruar, në mënyrë kronologjike dhe sistematike, të veprimeve tregtare, të cilat mbahen për përcaktimin e shumës së detyrimeve tatimore të Organizatave Jofitimprurëse dhe Enteve Publike

Të dhënat dhe informacioni financiar e kontabël ruhen nga Organizatat Jofitimprurëse dhe Entet Publike, për të paktën 5 vjet, duke filluar nga fundi i vitit tatimor, të cilit i përkasin dokumentet.

Organizatat Jofitimprurëse dhe Entet Publike, për çdo shitje, lëshojnë faturë tatimore ose kupon tatimor.

Fatura tatimore
Çdo shitblerje mallrash apo të drejtash, si dhe çdo kryerje punimi apo shërbimi, që është pjesë e veprimtarisë tregtare, është objekt faturimi.

Faturat për shitjen e sendeve apo kryerjen e punimeve e të shërbimeve janë fatura tatimore, të cilat përfshihen në përllogaritjet e detyrimit tatimor.

Fatura tatimore përmban numrin rendor dhe numrin personal të identifikimit, numrin e identifikimit të Organizatës Jofitimprurëse dhe Entit Publik, datën dhe vendin e lëshimit, emrin dhe adresën e palëve, datën e realizimit të shitjes ose të punimit apo shërbimit, emërtimin e saktë të tyre, çmimin e plotë të shitjes dhe, nëse është rasti, rritjet ose zbritjet e tjera, të zbatuara, si dhe shumat e shifruara, cilado qoftë mënyra e likuidimit të faturës.

Fatura tatimore me TVSH

  1. Organiza Jofitimprurëse dhe Enti Publik, që i nënshtrohet tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), sa herë që ofron mallra apo shërbime për një person tjetër, duhet të lëshojë fature tatimore me TVSH, në përputhje me ligjin nr. 92/2014, datë 24.7.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar.
  2. Ministri i Financave, me udhëzim, mund të parashikojë transaksione, për të cilat nuk ekziston detyrimi i lëshimit të një fature tatimore, duke përcaktuar kriteret për dokumentimin e këtyre transaksioneve.
  3. Përveç përshkrimeve dhe të dhënave, të parashikuara në pikën 3 të nenit 49 të këtij ligji, fatura tatimore me TVSH përmban :
    vlerën, mbi të cilin përllogaritet TVSH -ja;
    vlerën me TVSH, të zbatuar sipas kategorive të sendeve, punimeve e shërbimeve;
    shumën e TVSH-së.

Lëshimi i faturës tatimore
Shitësi lëshon faturë tatimore dhe blerësi duhet ta kërkojë atë në kohën e realizimit të shitjes apo të kryerjes së punimit ose shërbimit. Fatura tatimore përgatitet nga shitësi në jo më pak se dy kopje, nga të cilat njërën e merr dhe e ruan blerësi, kurse tjetrën e mban dhe e ruan shitësi. Faturat përgatiten me numër rendor progresiv.

Kuponi tatimor
Kuponi tatimor është dokumenti i lëshuar me anë të pajisjeve fiskale apo të pajisjeve të tjera elektronike me aparat shtypshkrimi.

Organizatat Jofitimprurëse dhe Entet Publike, që detyrohen të lëshojnë kupona tatimorë lëshojnë njëherazi edhe faturë, nëse shitja apo shërbimi i kryer është për një përdorim tregtar dhe, për këtë shkak, blerësi është i detyruar ta kërkojë faturën.

Të gjithë Organizatat Jofitimprurëse dhe Entet Publike, që shesin mallra apo ofrojnë shërbime në mjedise apo njësi të përhershme, të hapura për publikun, duhet të instalojnë pajisje fiskale dhe të lëshojnë kupona tatimorë për çdo transaksion.

Kuponi tatimor, i pashoqëruar me faturë, nuk njihet si dokument justifikues i shpenzimeve për blerësin, ushtrues të një veprimtarie tregtare.

Detyrimi për përdorimin e pajisjeve fiskale dhe për vendosjen e sistemeve të monitorimit të qarkullimit
Organizatat Jofitimprurëse dhe Entet Publike, që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të instalojnë dhe të përdorin sistemin fiskal, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin, në mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor.

Dokumentimi i mallrave
Organizatat Jofitimprurëse dhe Entet Publike që mbajnë, tregtojnë, përdorin ose transportojnë mallra, duhet të kenë dokumentet e nevojshme tatimore, që provojnë pronësinë ose kontrollin mbi këto mallra dhe, me kërkesën e zyrtarëve të Administratës Tatimore.

Continue reading “Mbajtja e dokumentacionit”

Kalendari Tatimor OJF

Lloji i deklarimit Afati i deklarimit Afati i pagesës
Deklarimi i tatimit mbi fitimin Jo më vonë se data 31 Mars e vitit që pason periudhën tatimore Këst 3-mujor: jo më vonë se data 30 e muajit të fundit të 3-mujorit (30 Mars, 30 Qershor, 30 Shtator, 30 Dhjetor); ose këst mujor: jo më vonë se data 15 e çdo muaji.
Deklarimi mujor i tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (TAP) Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore, për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik
Deklarimi mujor i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore, për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik
Deklarimi i tatimit në burim Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës
Deklarimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) Jo më vonë se data 14 e muajit pasardhës Jo më vonë se data 14 e muajit pasardhës
Deklarimi i taksave kombëtare Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës
Deklarimi i tarifave kombëtare Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës

VENDIM Nr. 399, datë 3.5.2017 PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI

VENDIM
Nr. 399, datë 3.5.2017
PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr. 7961, datë
12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të
nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat në caktimin e pagave dhe
të shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe
ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Paga bazë minimale, mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e
detyrueshme të zbatohet nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 24
000 (njëzet e katër mijë) lekë.
2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës
normale të punës.
3. Paga bazë minimale, orare, të jetë 138 (njëqind e tridhjetë e tetë) lekë.
4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
5. Vendimi nr. 573, datë 3.7.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës
minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 98, datë 5 maj 2017.

PËR PAGESËN DHE FSHIRJEN/SHUARJEN E DETYRIMEVE TATIMORE…

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj parashikon pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore të papaguara, të
detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të
transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore të papaguara. Continue reading “PËR PAGESËN DHE FSHIRJEN/SHUARJEN E DETYRIMEVE TATIMORE…”