Organizata Jofitimprurëse

Shërbime financiare dhe ligjore për OJF-të në Shqipëri

Kontabilitet, raportim për donatorë, ligjshmëri dhe aplikacione dixhitale — gjithçka që i duhet organizatës suaj, nga një partner i vetëm.

Pse OJF-të punojnë me ne

Njohim mënyrën si funksionojnë grantet, donatorët dhe bordet — dhe e ndërtojmë kontabilitetin rreth tyre.


  • Gjuha e donatorëve

    Raportojmë sipas linjave buxhetore dhe formatit që kërkon donatori, në monedhën e grantit.


  • Ligjshmëri pa surpriza

    Ndjekim afatet tatimore, regjistrat dhe deklarimet e detyrueshme për organizatën tuaj.


  • Transparencë për bordin

    Raporte të qarta financiare për bordin dhe asamblenë, gati para çdo mbledhjeje.


  • Mjete dixhitale

    Aplikacionet tona ulin punën manuale, nga numërimi i donacioneve te kontabiliteti sipas projekteve.

Shërbimet për OJF

Nga regjistrimi i organizatës te raporti përfundimtar për donatorin.

  • Kontabilitet për OJF

    • Kontabilitet sipas standardit kombëtar të kontabilitetit për organizatat jofitimprurëse
    • Evidentim i të ardhurave dhe shpenzimeve sipas projektit, grantit dhe donatorit
    • Ndarje e shpenzimeve në programe, administrim dhe mbledhje fondesh
    • Listëpagesa për stafin e projekteve dhe kontratat e shërbimit
    • Pasqyrat financiare vjetore dhe depozitimi i tyre në afat
    Subjekte Jofitimprurëse
  • Raportim për Donatorë dhe Grante

    • Raporte financiare për donatorë sipas formatit dhe linjave buxhetore të grantit
    • Buxheti kundrejt shpenzimit real, me shpjegim të devijimeve
    • Raportim në EUR, USD, GBP ose lekë, me kurset zyrtare të Bankës së Shqipërisë
    • Përgatitje e dokumentacionit për auditim dhe verifikim nga donatori
    • Raporte periodike për bordin dhe asamblenë
    Subjekte Jofitimprurëse
  • Regjistrim dhe Ligjshmëri për OJF

    • Regjistrimi i OJF-së në gjykatë dhe pajisja me NIPT
    • Ndryshime statuti, ndryshime në bord dhe në përfaqësimin ligjor
    • Vendime asambleje dhe bordi, rregullore dhe politika të brendshme
    • Deklarimi dhe përditësimi i pronarëve përfitues
    • Ndjekja e afateve tatimore dhe e detyrimeve të raportimit
    Subjekte Jofitimprurëse
  • Konsulencë Financiare

    • Përfaqësim dhe ndjekje problematikash në Zyrat Rajonale Tatimore dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
    • Strukturim biznesesh dhe konsulencë për start-up
    • Regjistrime në QKB
    • Strukturim dhe konsulencë financiare për biznese dhe OJF
    BiznesSubjekte Jofitimprurëse
  • Shërbime të Kontabilitetit

    • Mbajtje kontabiliteti mujore: evidentim i faturave, bankës dhe arkës
    • Deklarime tatimore mujore dhe vjetore: TVSH, tatim-fitimi, listëpagesa
    • Llogaritje pagash dhe e kontributeve shoqërore e shëndetësore
    • Përgatitje e pasqyrave financiare vjetore
    • Fiskalizim dhe raportim periodik për menaxhmentin
    BiznesSubjekte Jofitimprurëse
  • Hartim Dokumentacioni

    • Hartime kontratash
    • Hartim vendimesh bordi për OJF dhe shoqëri
    • Rregullore dhe politika të brendshme
    BiznesIndividSubjekte Jofitimprurëse

Aplikacione për OJF

Të ndërtuara nga ekipi ynë dhe të përdorura çdo ditë nga klientët tanë.

  • E re

    LlogariPro

    Kontabilitet online për bizneset, OJF-të dhe zyrat e kontabilitetit në Shqipëri: plan kontabël sipas SKK, TVSH, listëpagesa, fiskalizim dhe raporte për donatorë.

    • Plan kontabël sipas SKK, TVSH, listëpagesa dhe pasqyra financiare
    • Fiskalizim i faturave dhe import i ekstrakteve bankare
    • Projekte dhe grante me buxhet kundrejt realizimit, raporte për donatorë
    • Shumë kompani, me hapësirë të veçantë për zyrat e kontabilitetit
    Web
    Hape →
  • E re

    Expense Manager

    Sistem profesional për menaxhimin e shpenzimeve personale dhe të kompanisë, me miratime dhe integrim QuickBooks Online.

    • Skanim i faturave dhe kuponëve fiskalë nga kodi QR, me verifikim në tatime
    • Raporte shpenzimesh me miratim direkt nga telefoni
    • Avanca, udhëtime pune dhe kilometrazh
    • Eksport në QuickBooks Online dhe LlogariPro me dokumentet bashkëngjitur
    WebAndroid
    Hape →Google Play
  • E re

    Donation Counter

    Numërimi i donacioneve publike për kisha dhe organizata — transparent, i nënshkruar nga disa persona dhe i kontabilizuar automatikisht.

    • Numërim sipas fondit, monedhës dhe prerjes së kartëmonedhave
    • Nënshkrim në ekran nga disa persona, me raport PDF të verifikueshëm
    • Kontabilizim automatik në QuickBooks Online ose LlogariPro
    • Disa organizata në një llogari, me role për arkëtarin, numëruesit dhe nënshkruesit
    Web
    Hape →
  • Kursi i Këmbimit BOA

    Kurse zyrtare të Bankës së Shqipërisë, të përditësuara çdo ditë pune. Ideal për fatura, raporte dhe llogaritje shumëvalutore.

    • Kurset zyrtare të Bankës së Shqipërisë çdo ditë pune
    • API publike pa regjistrim
    • Mesatare mujore dhe tabela historike
    • Sinkronizim automatik i kurseve në QuickBooks Online
    Web
    Hape →
  • Asset Manager

    Sistem multi-tenant për menaxhimin e aktiveve afatgjata (fixed assets) me integrim QuickBooks Online — organizata, profile kompanish dhe akses me role për stafin.

    Web
    Hape →
  • eProcurement

    Sistem për menaxhimin e prokurimeve dhe tenderëve — kërkesa, oferta, vlerësime dhe miratime në një platformë të vetme.

    • Kërkesa blerjeje me miratime të konfigurueshme
    • Tendera me oferta të mbyllura dhe vlerësim nga komisioni
    • Portal për furnitorët, pa nevojë regjistrimi
    • Gjurmë auditimi e pandryshueshme dhe raporte
    Web
    Hape →
  • HR System

    Menaxhim i punonjësve, listëpagesave, pushimeve dhe dokumenteve të burimeve njerëzore — i përshtatur për legjislacionin shqiptar.

    Web
    Hape →

Si fillojmë

  1. Konsultë fillestare

    Njihemi me organizatën, projektet, donatorët dhe afatet tuaja.

  2. Ofertë e qartë

    Ju dërgojmë një ofertë sipas volumit dhe nevojave reale të organizatës.

  3. Nisja e punës

    Marrim dokumentacionin, ngremë kontabilitetin dhe aplikacionet që ju duhen.

  4. Raportim i rregullt

    Raporte mujore për menaxhimin dhe raporte sipas afateve për donatorët.

Le të flasim për organizatën tuaj

Na tregoni për projektet dhe donatorët tuaj — ju tregojmë si mund t’jua lehtësojmë punën.

2026 All right reserverd © KONSULENCE.AL

Design by Gremza